Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se mbi 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë angazhuar në të gjithë Kosovën për të monitoruar procesin zgjedhor.
Ata do të qëndrojnë kujdestarë deri në përfundimin e votimit, me qëllim të trajtimit të çdo parregullsie të mundshme. Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët dhe subjektet politike që të raportojnë çdo dyshim për keqpërdorim apo manipulim të votës.




