Izraeli ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore pas interceptimit të një rakete të lëshuar nga Jemeni, kanë raportuar mediat vendase.
Sipas ushtrisë izraelite, raketa është kapur nga sistemet mbrojtëse pasi sirenat u aktivizuan në zonën e madhe të Tel Avivit, si dhe në pjesë të Izraelit qendror dhe jugor. Më herët, Komanda e Frontit të Brendshëm kishte lëshuar paralajmërime pas zbulimit të lëshimit të raketës.
Pas incidentit, autoritetet vendosën mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore si masë sigurie.
Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të larta në rajon, të shoqëruara me përplasje dhe zhvillime ushtarake në disa fronte./Sinjali/




