Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani lidhur me deklaratat e saj për vazhdimin e mandatit presidencial.
Ajo tha se është e habitshme që, pas rezultatit zgjedhor, Osmani të insistojë për mbështetje të re politike, duke theksuar se sipas saj qytetarët kanë dhënë një mesazh tjetër në zgjedhje.
Kryeziu-Hyseni shtoi se nëse emri i Osmanit do të vijë sërish për votim në Kuvend, ajo nuk do ta mbështesë, nëse do të jetë pjesë e legjislaturës së re.
Deklarata e saj vjen në kuadër të debateve politike pas zgjedhjeve dhe diskutimeve për pozicionet institucionale.




