Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në fushatën zgjedhore dhe procesin e votimit.
Ai tha se gjatë dhjetë ditëve të fushatës janë zhvilluar mijëra aktivitete, tubime dhe takime në të gjithë vendin, ku është komunikuar me qytetarët për nevojat dhe sfidat e tyre.
Kurti falënderoi të gjithë votuesit në Kosovë dhe mërgatë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe shprehjes së vullnetit përmes votës.
Në fund, ai theksoi se do të vazhdojnë punën “krejt për shtet”, duke shtuar se synimi është një shtet “për krejt”.




