Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar Albin Kurtin për rezultatin në zgjedhjet e 7 qershorit dhe ka vlerësuar procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik.
Ajo u bëri thirrje forcave politike të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kompromis për të siguruar stabilitet institucional, duke theksuar se kjo është e rëndësishme për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Kos shprehu gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian.




