Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një aksioni policor të zhvilluar në disa lokacione të Kosovës, në rastin e njohur si “White Star”.
Operacioni është realizuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore.
Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në krim të organizuar, trafikim të narkotikëve dhe pastrim parash, ndërsa janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit special.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar armë, drogë, para të gatshme, automjete, telefona dhe pajisje të tjera elektronike. Operacioni është mbështetur edhe nga EUROPOL dhe disa shtete evropiane.




