Europol ka bërë të ditur detaje të një hetimi trevjeçar që ka zbuluar një rrjet të madh të krimit të organizuar me bazë në Kosovë, i përfshirë në trafik droge, pastrim parash, armëmbajtje dhe keqpërdorim dokumentesh në disa shtete evropiane.
Sipas hetimeve, komunikimet në platformën e enkriptuar SKY ECC kanë zbuluar mënyrën e funksionimit të grupit, i cili nga Kosova koordinonte dërgesa ndërkombëtare të drogës dhe aktivitetet financiare të paligjshme.
Në aksionin e 9 qershorit u arrestuan pesë persona kyç, ndërsa rreth 150 zyrtarë të disa shteteve, përfshirë Kosovën, Belgjikën, Francën dhe Holandën, morën pjesë në operacion.
Europol njofton se gjatë hetimit janë sekuestruar asete me vlerë rreth 80 milionë euro dhe janë identifikuar dhjetëra të dyshuar dhe bastisje në disa lokacione në Evropë./EO/




