Sipas rezultateve preliminare nga 782 prej 2,498 vendvotimeve të procesuara (31.31%), kandidati më i votuar në listën e AAK-së është Ardian Gjini me 11,777 vota.
Pas tij renditet Ramush Haradinaj me 10,689 vota, ndërsa Daut Haradinaj ka siguruar 8,237 vota. Në vendin e katërt është Besnik Tahiri me 7,209 vota.




