Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar përvjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës, duke e cilësuar atë si një moment historik që shënoi tërheqjen e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe nga Kosova.
Ai theksoi se lufta çlirimtare e UÇK-së fitoi mbështetjen e shteteve demokratike dhe të NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hapur rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Haradinaj shprehu mirënjohje të përhershme për SHBA-në dhe aleatët perëndimorë për kontributin e tyre në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.




