Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit. Deri tani janë përpunuar rreth 30.86% e kutive të votimit, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në Lëvizjen Vetëvendosje prin Albin Kurti me 71,167 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 55,913, Albulena Haxhiu me 32,201, Hekuran Murati me 28,257 dhe Donika Gërvalla me 25,969 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës kryeson Bedri Hamza me 34,041 vota, pasuar nga Përparim Gruda me 21,630, Arian Tahiri me 18,757, Uran Ismaili me 16,803 dhe Sala Jashari me 12,071 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës më e votuara mbetet Vjosa Osmani me 22,647 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 20,585, Doarsa Kica-Xhelili me 16,106, Hykmete Bajrami me 12,606 dhe Avdullah Hoti me 11,351 vota.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kryeson Ardian Gjini me 11,632 vota, pas tij Ramush Haradinaj me 10,577, Daut Haradinaj me 8,163, Besnik Tahiri me 7,108 dhe Bekë Berisha me 5,578 vota.




