Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka lansuar sesionin e parë të Klubit të Liderëve të Ardhshëm, një iniciativë për të zhvilluar dhe përgatitur profesionistë të rinj për role menaxheriale dhe drejtuese.
Në aktivitetin hapës, ligjëratë mbi lidershipin mbajti gazetari dhe moderatori Adriatik Kelmendi, i cili ndau përvoja nga karriera e tij dhe foli për transformimin e mediave, si dhe sfidat e dezinformimit në epokën digjitale.
Ai theksoi rëndësinë e edukimit medial, ndërtimit të besimit dhe reputacionit, duke vlerësuar se këto janë elemente kyçe për lidership të suksesshëm në biznes dhe komunikim.




