Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Belgjikës, Maxime Prevot, ka bërë thirrje për tejkalimin e bllokadës politike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ai theksoi se asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme dhe se formimi i një koalicioni dhe institucioneve të qëndrueshme duhet të jetë prioritet.
Prevot shtoi se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj evropiane, të riangazhohet në dialogun me Serbinë dhe të avancojë reformat drejt Bashkimit Evropian, duke ritheksuar mbështetjen e Belgjikës për perspektivën evropiane të vendit.




