Ambasada e SHBA-së ka kërkuar sërish që Kosova të përfshihet në projektin amerikan për gazin e lëngshëm natyror (LNG), si pjesë e përpjekjeve për diversifikimin e burimeve energjetike.
Sipas Ambasadës, Kosova duhet të shfrytëzojë më shumë burime të energjisë, përfshirë gazifikimin e qymyrit dhe energjinë e rinovueshme, për të përballuar kërkesën në rritje dhe për të ulur varësinë nga importet.
Uashingtoni thekson se diversifikimi energjetik lidhet drejtpërdrejt me sigurinë energjetike të vendit dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm në të ardhmen.




