Hulumtuesi i KDI-së, Melos Kolshi, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nuk ka nevojë të pritet afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, ushtruesja e detyrës së presidentit duhet të thërrasë seancën konstituive menjëherë pas certifikimit të rezultateve, pasi rrugët për bllokada institucionale janë qartësuar nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kolshi theksoi se subjektet politike duhet të veprojnë pa vonesa për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.




