Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim në Prokurorinë Themelore në Pejë me kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, ku është diskutuar funksionimi i sistemit prokurorial dhe sfidat në trajtimin e lëndëve.
Ajo theksoi rëndësinë e pakos së ligjeve për drejtësinë, vetingut dhe Byrosë për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme si hapa kyç për forcimin e integritetit institucional.
Gërvalla u shpreh se sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë thelbësore për rritjen e besimit në drejtësi dhe forcimin e shtetit.




