Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka shprehur shqetësime për drejtimin politik të Kosovës pas zgjedhjeve, duke theksuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjendjen e demokracisë në vend.
Në një video të publikuar në Facebook, ai ka përmendur projektin e gazit amerikan si çështje strategjike, duke kritikuar Qeverinë për qëndrimin ndaj tij dhe duke thënë se ky projekt ka rëndësi të madhe për Kosovën dhe rajonin.
Hoxhaj ka ngritur shqetësime edhe për zhvillimet në Komisionin e Pavarur të Mediave, duke vlerësuar se ato reflektojnë nivelin e demokracisë në vend.
Ai u ka bërë thirrje partive opozitare që të kenë qëndrim të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe aleancave me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.




