Në shënimin e Ditës Botërore të Akreditimit, u theksua rëndësia e akreditimit në forcimin e cilësisë, sigurisë dhe integrimit ekonomik të Kosovës në tregjet evropiane.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit tha se po punohet në forcimin e infrastrukturës së cilësisë dhe përafrimin me standardet e BE-së, përmes reformave ligjore dhe rritjes së kapaciteteve institucionale.
Përfaqësuesit e BE-së vlerësuan rolin e sistemit të akreditimit në rritjen e besimit të konsumatorëve dhe lehtësimin e eksportit për bizneset kosovare.




