Në kuadër të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje, është përkujtuar aktivisti Arbënor Dehari.
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zyrtarë të Lëvizjes dhe familjarë, kanë vizituar familjen Dehari dhe kanë bërë homazhe te varri i tij.
Në nderim të tij u theksua se kujtimi për Deharin mbetet i gjallë dhe i pranishëm në aktivitetet dhe kauzat e Lëvizjes.




