Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, të dërguara përmes postës.
Deri më 10 qershor 2026 janë shqyrtuar mbi 23 mijë e 300 pako, prej të cilave janë aprovuar 22,601, ndërsa 755 janë refuzuar. Arsyeja kryesore e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit.
Procesi ka nisur më 9 qershor dhe synon verifikimin e votave të ardhura nga diaspora. Pas përfundimit, KQZ pritet të publikojë shifrat përfundimtare të pakove që do të numërohen në QNR.




