Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar pjesërisht nenin 7 të Udhëzimit Administrativ për regjistrimin e automjeteve, duke e vlerësuar se disa dispozita nuk kanë bazë ligjore.
Sipas vendimit, paragrafin 1, 3 dhe 4 janë shpallur të paligjshëm, pasi krijonin kufizime për xhamat e errët dhe foliet mbrojtëse që nuk parashihen në ligjet për trafikun dhe automjetet. Gjykata theksoi se aktet nënligjore mund të zbatojnë ligjin, por jo të vendosin ndalime të reja.
Ndërkohë, paragrafi 2 ka mbetur në fuqi, pasi është vlerësuar si dispozitë teknike që rregullon vetëm evidentimin e xhamave të errësuar në dokumentacion.




