Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar albumin e saj më të ri “Dirty Blonde”, i cili përmban gjithsej 13 këngë dhe është bërë i disponueshëm në platformat muzikore në mbarë botën.
Albumi është publikuar në shërbime të ndryshme të transmetimit, përfshirë Spotify, duke u qasshëm menjëherë për fansat ndërkombëtarë.
Disa nga këngët e projektit ishin publikuar më herët, duke rritur pritshmëritë për albumin final. Mes tyre veçohet edhe “Çike Çike”, e cila përfshin elemente në gjuhën shqipe.
Fansat e kanë pritur me interes të madh albumin e ri, duke vlerësuar stilin dhe suksesin e vazhdueshëm të artistes në skenën globale.




