Kosova shënon sot 27-vjetorin e çlirimit me një sërë aktivitetesh përkujtimore të organizuara nga institucionet shtetërore.
Aktivitetet nisin me homazhe në Kompleksin Memorial të Adem Jasharit në Prekaz, ndërsa gjatë ditës do të bëhen nderime edhe te varri i Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit, te varrezat e dëshmorëve dhe te Monumenti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Në kuadër të shënimit të kësaj date, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” do të hapet edhe ekspozita fotografike “KFOR and Kosova 25+”.




