Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se po vazhdon procesi i verifikimit dhe numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.
Deri më 13 qershor në orën 09:00, në Prishtinë janë procesuar 214 nga 262 vendvotime, ndërsa në nivel vendi janë përfunduar 2,450 nga 2,498 vendvotime, ose 98.08%.
Sipas KQZ-së, disa komuna tashmë e kanë përmbyllur plotësisht procesin e numërimit, ndërsa pjesa tjetër po vazhdon sipas planit të paraparë.




