Numërimi i votave me postë dhe nga përfaqësitë diplomatike po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Sipas të dhënave të para të KQZ-së, nga një kuti e votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 78.75% të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Edhe në votat nga përfaqësitë diplomatike, LVV prin bindshëm me mbi 83% të votave të numëruara deri tani. Sipas rezultateve preliminare të përmbledhura, LVV aktualisht mban epërsinë me 50 mandate, ndërsa PDK ka 23, LDK 19 dhe AAK 8 ulëse.




