Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka uruar qytetarët me rastin e 13 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Suharekës dhe Ditës së Dëshmorëve.
Ai ka kujtuar sakrificën e të rënëve për lirinë e vendit, duke theksuar se kujtimi për dëshmorët do të mbetet gjithmonë i gjallë dhe udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.
Muharremaj ka shprehur mirënjohje për familjet e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së dhe invalidët e luftës, duke vlerësuar kontributin e tyre në lirinë e Kosovës.




