Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në tregun vendor për datat 14 dhe 15 qershor 2026.
Sipas njoftimit, çmimet maksimale të lejuara janë:
Nafta (dizel) – 1.50 euro për litër;
Benzina – 1.39 euro për litër;
Gasi – 0.67 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në Kosovë gjatë periudhës së përcaktuar nga ministria.




