Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
Përmes një postimi në Facebook, Murati bëri të ditur se pagesat janë realizuar sipas afateve të paralajmëruara më herët.
Ai po ashtu njoftoi se procesi i vlerësimit për masën e mbështetjes së studentëve është ende në zhvillim dhe se komisioni përkatës po vazhdon punën.
“Për masën e mbështetjes së studentëve, komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim”, ka shkruar Murati.




