Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke theksuar se prioritet tani mbetet zbatimi i saj i shpejtë dhe i plotë.
Ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë marrëveshjen dhe të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë stabilitetin në rajon.
Von der Leyen ka kërkuar gjithashtu rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar lirinë e lundrimit si thelbësore për sigurinë dhe ekonominë globale.
Sipas saj, marrëveshja krijon hapësirë për negociata më të gjera për paqe në Lindjen e Mesme dhe pritet të jetë temë diskutimi edhe në samitin e G7 në Francë.




