Në Shkup është raportuar një rast i rëndë i braktisjes së një foshnje në një park në zonën e Shutkës.
Sipas Policisë, ngjarja është denoncuar mbrëmjen e 15 qershorit nga një qytetar, i cili ka gjetur një foshnjë rreth 7–8 muajshe të lënë në një ulëse parku. Foshnja është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjatë hetimeve fillestare janë intervistuar disa persona nga Shkupi, ndërsa dyshohet se foshnja i ishte lënë një personi për përkujdesje dhe më pas është braktisur në park. Rasti është referuar te prokuroria dhe hetimet po vazhdojnë.




