Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Pejës, Deçanit dhe Malishevës me rastin e Ditës së Çlirimit.
Ai tha se në këtë ditë nderohet guximi dhe sakrifica e pjesëtarëve të UÇK-së nga Dukagjini dhe Malisheva, duke kujtuar ata që ranë në luftë dhe fituan përjetësinë me veprën e tyre për liri.
Haradinaj theksoi se liria e Kosovës u arrit falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe mbështetjes së aleatëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.




