Kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë, projekt me vlerë rreth 1.85 milionë euro.
Segmenti prej afro 11.8 kilometrash do të lidhë më mirë Drenasin dhe Malishevën, duke përmirësuar sigurinë në komunikacion dhe qarkullimin e qytetarëve.
Projekti përfshin rehabilitimin e rrugës, ndërtimin e trotuareve në zonat e banuara, vendndalesa për autobusë dhe sinjalizim sipas standardeve evropiane.
Afati për përfundimin e punimeve është 150 ditë pune.




