Parlamenti Evropian do të mbajë sot pasdite një sesion ku do të marrë pjesë edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Në këtë takim do të diskutohet për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Gjeorgjisë dhe Turqisë.
Sipas njoftimit të Parlamentit Evropian, eurodeputetët do të vlerësojnë progresin e këtyre vendeve në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Debatet fillojnë në orën 16:00 me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, ndërsa nesër në orën 12:30 pritet edhe votimi”, thuhet në njoftim.




