Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar përfitimet që, sipas tij, do t’i sillte realizimi i projektit energjetik “TC Kosova e Re”.
Sipas të dhënave të paraqitura, termocentrali me kapacitet rreth 500 MW do të prodhonte deri në 3.35 TWh energji në vit, duke mbuluar deri në 40–50% të konsumit të Kosovës dhe duke ulur ndjeshëm varësinë nga importi i energjisë.
Haradinaj tha se projekti do të kishte ndikim të madh ekonomik, me investim rreth 1.3 miliardë euro dhe krijim të deri në 10,000 vende pune gjatë fazës së ndërtimit.
Ai shtoi se “TC Kosova e Re” do të shfrytëzonte rezerva të linjitit dhe do të kontribuonte në stabilitetin afatgjatë energjetik të vendit, duke e cilësuar si një nga projektet më strategjike për Kosovën.




