Kandidati për deputet i LDK-së, Abdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova mund të humbasë projekte strategjike dhe investime në sektorin e energjisë, nëse nuk vepron me kohë.
Ai tha se energjia është çështje e sigurisë kombëtare dhe se çdo vonesë mund të ndikojë në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, duke kërkuar përgjegjësi më të madhe institucionale.




