Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas rezultateve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 7 ulëse në Kuvend, ndërsa procesi i rinumërimit të 185 vendvotimeve do të nisë të enjten në mëngjes.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se pas përfundimit të afatit të ankesave prej 48 orësh, do të mund të shpallen rezultatet përfundimtare nëse nuk ka kontestime.




