Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest në burg”, duke mos pranuar argumentet e mbrojtjes së tij. Meta kishte kërkuar një masë më të butë, por Apeli vlerësoi se kushtet për masën aktuale vazhdojnë të ekzistojnë.




