Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje” në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicën e Veriut, më 18.06.2026 rreth orës 00:20.
Sipas policisë, gjatë patrullimit është vërejtur se i dyshuari po sulmonte dy persona, një femër dhe një mashkull, të cilët rezultojnë të jenë në lidhje familjare me të. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor.
I dyshuari, pas testit të alkoolit, ka rezultuar me 1.06 promil alkool në gjak dhe është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit.
Policia e Kosovës ka bërë thirrje që rastet e dhunës në familje të raportohen dhe ka theksuar se të gjitha rastet trajtohen me seriozitet dhe në përputhje me ligjin.




