I dënuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella, Edmond Lajçi, ka kërkuar falje gjatë deklarimit në Gjykatën Supreme, duke thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë nën ndikimin e barnave dhe jo në gjendje të vetëdijshme.
Ai i është drejtuar familjes së viktimës dhe fëmijëve me kërkimfalje të sinqertë, duke shprehur keqardhje për ngjarjen.
Rasti i Lajçit po trajtohet në Gjykatën Supreme, pasi më herët ai është dënuar me burgim të përjetshëm në dy shkallët e para për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë./EO/




