Me datë 17.06.2026, rreth orës 20:40, hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN), sektori në Prizren, nën asistimin e njësive tjera të Policisë nga Stacioni Policor I Prizrenit, kanë zbatuar urdhëresën për kontroll të befasishëm në një lokal–kafiteri në Prizren. Urdhëresa është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
Kontrolli është kryer mbi dyshimin se pronarët e lokalit, vëllezër, nga lokali i tyre shpërndajnë narkotikë dhe mbajnë armë zjarri.
Gjatë bastisjes në lokal ishte prezent i dyshuari D.P., mashkull 29 vjeç. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një pistoletë “SIG” me 9 fishekë.
Sa i përket narkotikëve, nuk është gjetur asgjë.
I dyshuari D.P. është intervistuar për veprën penale sipas nenit 267 dhe nenit 366 të KPRK-së: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .
Me urdhër të prokurorit të lëndës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.




