Këngëtarja Era Istrefi pritet të publikojë sot projektin e saj më të ri muzikor, një këngë me ngarkesë emocionale që i dedikohet kantautorit të ndjerë Talay Riley.
Sipas njoftimeve, Riley, i njohur edhe si Mark Orabiyi, ka qenë bashkëpunëtor i saj dhe autor i këngës. Ai ishte një kantautor i vlerësuar ndërkombëtarisht dhe ka bashkëpunuar me artistë të njohur botërorë.
Ai ka ndërruar jetë më 5 qershor, si pasojë e një sulmi me thikë në Londër.
Në një reagim në rrjetet sociale, Istrefi ka shprehur dhimbjen e saj për humbjen dhe ka theksuar se kënga e re përfaqëson një tribut për artistin e ndjerë, duke e quajtur një mënyrë për ta mbajtur gjallë trashëgiminë e tij përmes muzikës.




