Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka rikonfirmuar angazhimin e tij për promovimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.
KFOR thekson se dhuna seksuale e lidhur me konfliktin mbetet një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar. Sipas tij, kjo formë dhune është përdorur si mjet lufte me pasoja të rënda për individët dhe shoqërinë.
Në deklaratë gjithashtu theksohet rëndësia e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe nevoja për rritjen e pjesëmarrjes së grave në proceset e paqes dhe forcimin e mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore.
KFOR ka ritheksuar përkushtimin e tij për siguri, dinjitet dhe respekt për të gjithë njerëzit në Kosovë.




