Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 19 qershor 2026.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar 1.43 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.35 euro për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.67 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur se këto çmime kanë hyrë në fuqi sot nga ora 10:00.




