Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara në disa zona.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë ndërmjet 28 dhe 33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.




