Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar deputetit të zgjedhur të LDK-së, Avdullah Hoti, pas thirrjes së këtij të fundit për organizimin e një proteste në mbështetje të projektit të gazit amerikan dhe ruajtjes së aleancës me SHBA-në.
Hoti më herët kishte bërë thirrje që qytetarët, bizneset dhe organizatat të bashkohen në protestë demokratike në mbështetje të projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar si të rëndësishëm për aleancën Kosovë–SHBA.
Ndaj kësaj deklarate reagoi Kërçeli, i cili tha: “Mbrojeni LDK-në”, duke aluduar në çështje të brendshme të partisë së tij, ndërsa shtoi se për aleancën me SHBA-të “ka kush kujdeset dhe e mbron”.




