Ushtarët nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W) dhe pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë dhuruar pajisje të specializuara për operacionet e shpëtimit malor për Komunën e Deçanit, në mbështetje të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Dhurimi përfshiu pajisje si litarë, pajisje ngjitjeje dhe zbritjeje (rappelling), sharnes, çanta shpine dhe pajisje të tjera teknike, përfshirë edhe një çantë shpine për shpëtim mjekësor, një defibrilator të jashtëm automatik (AED) dhe një gjenerator portativ energjie.
Kjo nismë synon të forcojë kapacitetet e operacioneve të shpëtimit në terrene të vështira dhe të rrisë reagimin emergjent mjekësor në zonat e largëta malore.
Sipas njoftimit, iniciativa të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për bashkëpunim me partnerët lokalë, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës.






