Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka thënë se vendi ka humbur kohë për shkak të krizës politike dhe zgjedhjeve të përsëritura, duke ndikuar në proceset drejt BE-së.
Ai u bëri thirrje partive politike që të lënë mënjanë dallimet dhe të formojnë sa më shpejt një qeveri funksionale për të vazhduar reformat. Terras theksoi se Kosova mbetet në rrugë të mirë drejt BE-së, por ka nevojë për stabilitet politik.
Sipas tij, sfidë mbetet mosnjohja e Kosovës nga disa vende të BE-së, ndërsa kërkoi që BE-ja të avancojë procesin e integrimit pavarësisht kësaj./EO/




