Policia e Kosovës ka njoftuar se alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rremë.
Pas pranimit të informacionit, njësitet kompetente kanë kryer kontrollet e nevojshme në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur asnjë mjet apo objekt të dyshimtë.
Sipas Policisë, rasti tashmë është cilësuar si lajmërim i rrejshëm, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës për alarmimin e rremë.




