Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka vlerësuar se paralajmërimi për aktakuzë lidhur me masakrën në familjen Jashari përbën një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, por sipas tij, procesi është vonuar shumë.
Në një deklarim për Ekonomia Online, Gucati tha se institucionet e drejtësisë është dashur të veprojnë shumë më herët për krimet e luftës në Kosovë, duke e quajtur zhvillimin “shumë të vonuar”.
Ai theksoi se përmes këtyre proceseve duhet të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë të gjithë të përfshirët në krimet e luftës, duke përmendur nevojën për zbardhjen e zinxhirit komandues dhe përgjegjësve.
Gucati shtoi se ekzistojnë ende dëshmitarë të gjallë që mund të kontribuojnë në zbardhjen e rasteve, ndërsa fajësoi administratat ndërkombëtare dhe institucionet vendore për mungesën e aktakuzave gjatë viteve të kaluara./EO/




