Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar ndaj deklaratave lidhur me linjën interkonektive 400 kV me Shqipërinë, duke i cilësuar ato si përpjekje për të justifikuar qëndrime të caktuara për politikat energjetike.
Ajo tha se Kosova ka linja interkoneksioni edhe me Maqedoninë e Veriut me të njëjtin kapacitet, duke theksuar se përdorimi i termit “linjë interkoneksioni” nuk duhet të paraqitet si argument teknik i veçantë.
Ymeri shtoi se duhet të prezantohet e plotë harta energjetike e vendit dhe bashkëpunimi energjetik me shtetet fqinje.




