Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, mori pjesë në CEF Forum 2026 në Shkup, ku u diskutua për qeverisjen dhe forcimin e institucioneve në kohë pasigurie.
Ai theksoi rëndësinë e lidershipit, koordinimit ndërinstitucional dhe investimit në kapacitete njerëzore e teknologjike për rritjen e qëndrueshmërisë institucionale.
Ismaili gjithashtu nënvizoi nevojën për vendimmarrje të shpejtë dhe komunikim transparent për ruajtjen e besimit publik.




